Prishtinë, më 2 dhjetor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim dr. Muhamed Besharin, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Këshillit Botëror të Shoqërive Islame, me seli në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje delegacionit nga Emiratet, duke i falënderuar kështu për vizitën. Më pas ai i njohu mysafirët me organizimin e jetës fetare në vendin tonë, si dhe me organizimin dhe funksionimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në këtë takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, sidomos në fushën e arsimit, kulturës dhe aktiviteteve të tjera, gjithnjë në shërbim të harmonisë e paqes mes popujve.

Dr. Muhamed Beshari falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen e ngrohtë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…