Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë, se sot, më 11 maj 2022, ka ndërruar jetë imami i xhamisë së fshatit Sferkë të komunës së Klinës, Afrim ef. Kastrati.

Varrimi i rahmetliut do të bëhet sot, më 11 maj 2022, në orën 18:00, në varrezat e fshatit Sferkë të Klinës.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!

Biografi e shkurtër

Afrim ef. Kastrati lindi më 28 korrik 1964 në fshatin Sferkë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen e kreu në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë gjatë viteve 1979-1984. Studimet më pas i vazhdoi në Fakultetin Filozofik në Prishtinë në drejtimin e orientalistikës gjatë viteve 1986-1990.

Që nga vitit 1990 punoi si imam i rregullt në xhaminë e fshatit Sferkë të komunës së Klinës.

  • Konkurs

    Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: Konkurs për këtë vend…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…