Prishtinë, më 4 prill 2022

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Siminca, së bashku me drejtorin e Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora, kanë pritur sot në takim anëtarin dhe aktivistin e xhamisë “Mesxhidi Nur” në Fraunfeld të Zvicrës, z. Nexhat Podvorica.

Drejtori Simincia fillimisht e falënderoi z. Podvorica për vizitën si dhe për angazhimin e tij dhe të mërgatës shqiptare në përgjithësi për mbarëvajtjen e jetës fetare në diasporë. Ai më pas uroi atë për fillimin e muajit Ramazan, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe vepra të pranuara tek Allahu. Drejtori Siminca edhe njëherë shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.

Ndërkaq, z. Podvorica e falënderoi drejtorin Simnica për pritjen dhe për gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që të kenë një bashkëpunim të mirëfilltë me qendrat shqiptare në diasporë.

Gjatë kësaj vizite, z. Podvorica takoi edhe drejtorin e Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgorën, të cilin e uroi për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar shëndet dhe punë të mbarë e të suksesshme.  

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë

Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…