Prishtinë, 3 prill 2014
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga sekretari i Kryesisë, H. Resul Rexhepi dhe drejtori për Diasporën, Ekrem ef. Simnica, priten sot Vahidin ef. Behlulin, kryetar i Unionit Shqiptar Mysliman në Austri.
Z. Behluli, pasi i falënderoi për pritjen, udhëheqësit e BIK-ut i informoi për aktivitet dhe strukturat e USHMA-së.
Ai më tutje tha se prioritet parësor i imamëve tanë është praktikimi i mësimbesimit dhe kultivimi i gjuhës shqipe tek brezi i ri. Ndërsa, gjithashtu tha se pret përkrahje dhe bashkëpunim edhe më të madh me BIK-un.

Në anën tjetër, Myftiu Tërnava z. Behlulin e përgëzoi për punën që po bën në kuadër të Unionit, dhe i premtoi përkrahjen e parezervë të BIK-ut për Diasporën. “Ne jemi të përkushtuar që të bëjmë atë që është më e mirë për besimtarët tanë në Diasporë. Ju në Austri keni bërë një punë të lakmueshme, e që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët” tha ndër të tjerat Myftiu Tërnava.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…