Instituti për Certifikim Hallall i Kosovës

Vizioni dhe misioni

 

KHI (Kosova Halal Institute) është institucion i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, i themeluar në vitin 2011, i angazhuar për monitorim dhe certifikim të kompanive dhe prodhimeve që përmbushin kriteret sipas standardeve Hallall.

Aktivitetet e KHI-së synojnë t’i shërbejnë pupollsisë së vendit, duke vërtetuar se prodhimet të cilat bartin logon e lëshuar nga KHI-ja janë të kontrolluara dhe të monitoruara, dhe se i plotësojnë standardet Hallall.

Gjithashtu, KHI ndihmon kompanitë prodhuese me certifikim Hallall të prodhimeve të tyre, duke ua mundësuar eksportin e prodhimeve në vendet ku ky certifikim është i kërkuar.

 

Standardet Hallall përbehen nga:

 

·         Standardet Hallall;

·         Procedurat e verifikimit dhe certifikimit sipas standardeve Hallall;

·         Rregullorja dhe lista për auditim të standardeve;

·         Rregullorja për therjen e shtazëve dhe shpezëve;

·         Kushtet e aditivëve.

 

Plotësimi i kritereve Hallall përcakton:

 

·         Lejueshmërinë për konsum sipas rregullave të Sheriatit;

·         Verifikimin e aplikimit të kritereve sipas standardeve Hallall;

·         Therjen e shtazëve dhe shpezëve sipas standardeve Hallall;

·         Ekzaminimin e aditivëve;

·         Vendosjen e logos “Hallall” në produktin e certifikuar.

 

Trajnimet

 

Një nga aktivitetet e Kosova Halal Institute është edhe informimi dhe vetëdijesimi i masës rreth rëndësisë së ushqimit hallall dhe kritereve të certifikimit Hallall. Për të arritur rezultate më të mira në këtë drejtim, KHI ofron trajnime për çdo person fizik dhe juridik.

 

Sfera e trajnimeve

 

·         Standardet Hallall;

·         Aspekti i Sheriatit për plotësimin e kritereve për certifikim Hallall;

·         Ushqimi hallall;

·         Marketingu i prodhimeve dhe shërbimeve Hallall;

·         Teknologjia e therjes sipas standardeve Hallall;

·         Teknologjia e ushqimit hallall;

·         Kontrolli i brendshëm

·         Sistemi i dokumentimit të kualitetit Hallall

·         Implementimi i standardeve Hallall në prodhim.

 

Procedurat e certifikimit

 

1.     Kompania aplikon për certifikim hallall duke prezantuar dokumentet e regjistrimit të biznesit, për të ushtruar pastaj veprimtarinë për të cilën dëshiron të certifikohet;

2.     Instituti verifikon dokumentet e pranuara;

3.     KHI dhe kompania aplikuese nënshkruajnë marrëveshje për shërbimet e kërkuara, duke i qartësuar obligimet ndaj njeri-tjetrit;

4.     Kompania përgatit dokumentacionin ku përshkruhen procedurat e prodhimit, përmbajtja e lëndës së parë dhe atyre përcjellëse që përdoren në prodhim;

5.     KHI verifikon të gjitha të dhënat e kompanisë aplikuese;

6.      KHI paraqet të gjitha të dhënat para komisionit vlerësues, duke shpjeguar mënyrën dhe procedurat e verifikimit;

7.     Bordi merr vendimin nëse kompania do të certifikohet, dhe kjo bëhet duke u bazuar në analizat dhe rezultatet e prezantuara nga auditimi përfundimtar mbi implementimin e standardeve Hallall.

 

Bordi i menaxhimit

Bordi i menaxhimit të Kosova Halal Institute përbëhet nga:

·         Themeluesi – Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës;

·         Trupi këshillues;

·         Udhëheqësit dhe ekspertët – Bordi menaxhues i KHI-së;

·         Drejtori dhe Bordi mbikëqyrës.

Shfaq më shumë në Uncategorised

Shfleto

Bashkësia Islame e Kosovës organizon tubimin e zeqatit dhe sadakatul-fitrit

Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, sikurse edhe viteve të kaluara edhe këtë vit org…