Prishtinë, 3 nëntor 2021 

Redaksia e revistës fetare, shkencore e kulturore “Dituria islame” sot mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutuan dhe u analizuan numrat 366,367,368/9 dhe 370. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryeredaktori i revistës, dr. Ajni Sinani, sekretari i redaksisë, dr. Rexhep Suma, anëtarët e redaksisë, prof. Sabri Bajgora, mr. Ramadan Shkodra, dr. Fahrush Rexhepi, PHD (c) Besir Neziri, mr. Muzaqete Kosumi, dr. Orhan Bislimaj,  mr. Driton Arifi, Bashkim Mehani si dhe Bajram Zeqiri.
Hapjen e mbledhjes e bëri kryeredaktori dr. Ajni Sinani, i cili prezantoi rendin e ditës duke vlerësuar punën dhe angazhimin e anëtarëve të redaksisë, punën e kritikës konstruktive të anëtarëve të redaksisë që kanë dhënë deri më tani dhe njëherësh  shfaqi bindjen dhe vlerësimin e përgjithshëm të artikujve të publikuar, me theksin e veçantë çmoi prurjet cilësore në numrat e fundit të revistës.  

Më pas anëtarët e redaksisë paraqitën mendimet e tyre përkitazi mbi artikujt e publikuar në revistë në numrat e fundit. Ata edhe njëherë theksuan vlerën dhe peshën e lartë që përçojnë këto shkrime te lexuesi dhe mbarë opinioni i gjerë. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…