Prishtinë, 3 nëntor 2021
Biblioteka e vjetër mbi 100 vjeçare, e ish-myftiut të Shkodrës dhe Kosovës, Salih Myftiut, që nga sot është dorëzuar në Bashkësinë Islame të Kosovës, gjegjësisht në Institutin për Hulumtime dhe Studime Islame.
Dorëzimi i kësaj biblioteke është bërë nga nipi i e ish-myftiut të Shkodrës dhe Kosovës, Salih Myftiut përmes veprimtarit nga ShBA, prof. Elez Osmani i cili i dorëzoi BIK-ut këtë bibliotekë të pasur me Kuran, literaturë e dorëshkrime mbi 100 vjeçare të vjetra. Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava pranoi këtë bibliotekë duke i konsideruar tejet të rëndësishme për fenë islame, vetë Salih Myftiun dhe Shqipërinë. ”Këto vepra dhe dorëshkrime kanë një vlerë jashtëzakonisht të madhe dhe po bëhet një rikthim i këtij personaliteti në mesin e shqiptarëve, besimtarëve dhe jo vetëm të besimit islamë ngase nga shihet përveç dorëshkrimeve që kanë të bëjnë me fenë sa pash unë ka të bëjnë me lëndën e tefsirit, hadithit, akaidit, fikhut kemi edhe disa shkrime për gjendjen aktuale që ka pasur atëherë në atë kohë populli ynë dhe gëzimin e madh që kaun pasur shqiptarët kur Shqipëria fiton pavarësinë më 1912 dhe Salih Myftiu i shkruan edhe këtij gëzimi”-tha myftiu Tërnava.
Me këtë rast Osmani vlerësoi lartë kontributin dhe figurën e Salih Myftiut.”Rrugëtimi i këtyre librave është pak sa interesantë. Salih Myftia ishte i detyruar ta lëshoj vendlindjen e tij sepse nuk pajtohej me regjimet komuniste andaj u detyrua ta braktiste dhe këto libra i ka bartë me vete nga ka shkuar si Egjipt, Stamboll e Evropë dhe kanë përfunduar në Amerikë. Ai aty ka pasur një aktivitet të bujshëm ku me imam Isa Hoxhën e kanë themeluar “Albanian Islamic Centre” në Nju York. Salih Myftiun të gjithë e njohin por edhe shkrimet e pakta që janë bërë me të, ishte alim i shquar dhe ka lanë gjithandej një vulë të diturisë së tij. Është një literaturë që është shfrytëzuar në universitet arabe si tefsire, kritikë etj por janë edhe dorëshkrimet që ai i ka punuar nga thesari i gjerë i diturisë librare”-u shpreh Osmani.
Nga ana e tij drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof. Sabri Bajgora vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e Salih Myftiut , duke nënvizuar se ai ishte një kolos i madh i shkrimit dhe mendimit islamë, por ishte edhe një lider apo strateg shpirtëror sepse ishte Myfti i Shkodrës dhe Kosovës. “Detyrë e jona tash është që përkundër pak të dhënave që kemi pasur për këtë figurë fetare, tash këto dorëshkrime që i kemi në dorë do të na ndihmojnë që edhe më tutje ta ndriqojmë figurën e këtij dijetari të madh dhe ne si Institucion do ta themelojmë një komision për studimin e këtyre dorëshkrimeve”-u shpreh Bajgora.
Në fund prof. Bajgora apeloi tek të gjithë ata që kanë dorëshkrime të tilla mos të hezitojnë por t’ia dorëzojnë Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame në mënyrë që ne të themelojmë bibliotekat e hoxhallarëve dhe dijetarëve tanë të mëhershëm që të ndriçojmë sadopak një pjesë të jetës dhe veprës së tyre që mos t’i mbuloj harresa sepse me kalimin e viteve fitojnë në vlerë dhe peshë shkencore.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…