Prishtinë, 24 tetor 2014

Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë!

Sot festojmë vitin e ri mysliman të Hixhretit 1436, gjegjësisht kujtojmë hixhretin e Resullahit a.s nga Meka në Medine në vitin 622.

Të nderuar besimtarë!, Duke u nisur nga Fjala e të Madhit Zot, i cili në Kuranin e tij Fisnik  na drejtohet dhe  thotë: “Dhe përkujtoju atyre ditët e mëdha të Zotit”, nga kjo fjalë e të Madhit Zot  mësojmë se ne si myslimane asnjëherë nuk guxojmë të harrojmë ditët e mëdha e me vlerë si dhe ngjarjet e rëndësishme të historisë islame, e në veçanti kur ato kanë të bëjnë me  jetën e Resulullahit s.a.v.s .

Padyshim se nga këto  ngjarje të rëndësishme është edhe Hixhreti i Resulullahut a.s si  një ndodhi e madhe historike e cila  ka qene dhe do mbetet gjithmonë në kujtesën e myslimaneve. Hixhretit na mëson  se besimtaret e drejte dhe te devotshëm janë të gatshëm që për hirë të së vërtetës dhe besimit të sakrifikohen dhe të bëjnë hixhret për hirë të Allahut.

Secili individ dhe secila shoqëri ka edhe Hixhretin e vet, në kuptimin që secili njeri nëse largohet nga të këqijat dhe të ligat ai vetëm se ka bërë Hixhret dhe është ofruar te Allahu Fuqiplotë , sikur na mëson edhe Muhamed Mustafaja s. a.v.s. kur thotë se :Muhaxhir është ai i cili largohet nga të ndaluarat e Zotit.

Dita e Hixhretit nuk duhet kaluar pa vetëkritike dhe vetëllogaritje, të llogarisim vetveten se  sa kemi qenë të mirë dhe të dobishëm për veten tonë familjen dhe për shoqërinë ku jetojmë, dhe të vendosim që në vitin e ri që po hyjmë të jemi më të dobishëm, me bujar e fisnik, se vetëm kështu do jemi më të dashur për njeri – tjetrin dhe me afër Allahut. Lusim  Allahun xh.sh që ky  viti i ri – Hixhri 1436   të sjelle paqe begati e mirësi mbi mbarë njerëzimin dhe të mbretërojë dashuria e toleranca në zemrat tona .

Zoti na bekoftë të gjithëve, Amin!

Myftiu i Kosovës

Naim ef. Tërnava

Shfaq më shumë në Fjalime

Shfleto

Fjala e Myftiut Naim ef. Tërnava në promovimin e tri veprave të tij

I nderuari reis i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Shaqir ef. Fetahu, I n…