Myftiu Tërnava priti shefin e EULEX-it Gabriele Meucci Prishtinë, 22 tetor 2014Myftiu Kosovës, Naim ef. Tërnava priti sot në selinë e BIK në takim njohës shefin e ri të EULEX-it ambasadorin Gabriele Meucci.Myftiu Tërnava i shprehi mirëseardhje shefit të EULEX-it në Kosovë, duke i dëshiruar shëndet, suksese e mbarësi gjatë misionit të tij në krye të EULEX-it. “Bashkësia islame e Kosovës mbështet misionin e EULEX-it në Kosovë, i cili garanton e ofron më shumë siguri në zbatimin e rendit dhe ligjit. Ne mbesim të përkushtuar si bashkësi që të kontribuojmë në afrimin e komuniteteve dhe në kultivimin, si edhe deri tash, të tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar e ndër etnik”- tha myftiu Tërnava Shefi i ri i EULEX-it Meucci, pasi falënderoi Myftiun për kohën dhe për mikpritjen, tha se është i impresionuar me organizmin e komuniteteve myslimane në Ballkan, ku është i përfaqësuar nga myslimanët autokton të Ballkanit perëndimor, gjegjësisht të Evropës.