Prishtinë, 16 korrik 2021

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, priti sot në takim anëtarin e Kryesisë së xhamisë El-Furkan në Duisburg të Gjermanisë, z. Mentor Janova.

Drejtori Siminca falënderoi z. Janova dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje.

Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.

Në këtë takim gjithashtu u bisedua rreth shtimit të koordinimit me këtë qendër, por edhe me qendrat e tjera në Gjermani.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryeimami Sahiti takoi kryeimamët e këshillave të BI-së

Prishtinë, më 29 prill 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së…