Kryeimami Sahiti vizitoi Këshillin e BI-së së Istogut

Prishtinë, 16 korrik 2021

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, sot vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Istogut, ku u prit nga kryetari Tahir ef.Bekaj dhe administrata e Këshillit.

Kryeimami diskutoi me kryetarin Tahir ef.Bekaj mbi jetën fetare në komunën e Istogut në përgjithësi dhe mbi organizimin e mësim-besimit në veçanti.

Kryeimami Sahiti pas vizitës së Këshillit të Istogut, mbajti hytben e xhumasë në fshatin Shushicë të Istogut dhe pas namazit bashkëbisedoi me këshillin e xhematit të xhamisë dhe me besimtarët e pranishëm.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vuri gurthemelin e xhamisë së re në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë

Prishtinë, më 5 qershor 2023 Në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet afër shkollës fillore …