Prishtinë, 15 korrik 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim një delegacion nga Fondacioni i Dijanetit të Turqisë, i cili po qëndron për vizitë dy ditore në vendin tonë në vigjilje të festës së Kurban Bajramit .

Myftiu Tërnava falënderoi Fondacionin e Dijanetit për ndihmat humanitare që kanë ofruar gjatë viteve, e sidomos për pakot ushqimore që kanë dërguar gjatë Ramazanit të fundit, si dhe për ndihmat e tjera humanitare me të cilat janë mbështetur projekte të rëndësishme humanitare në vendin tonë përmes Bashkësisë Islame. 

Nga ana e tij, kryesuesi i delegacionit të fondacionit të Dijanetit, z. Jasin Dedesh, falënderoi Myftiun për mikpritjen dhe për bashkëpunimin e Bashkësisë Islame, në realizimin e projekteve të përbashkëta humanitare, si dhe theksoi gatishmërinë̈ e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me projekte humanitare në Kosovë.

Vlen të theksohet së Bashkësia Islame e Kosovës prej vitesh ka një bashkëpunim të ngushtë me Fondacionin e Dijanetit në mbështetje të projekteve të rëndësishme humanitare e fetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …