Prishtinë, 31 maj 2021

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, priti sot në takim përfaqësuesin e Qendrës Kulturore Myslimane Shqiptare në Namur të Belgjikës, z. Musa Mulaj.

Në këtë takim u bisedua rreth shtimit të koordinimit me këtë qendër, por edhe me qendrat e tjera në Belgjikë, me theks të veçantë u diskutua për themelimin e një agjensioni të sigurimeve për bartjen e kufomave nga Belgjika për në Kosovë, gjithnjë në koordinim me Bashkësinë Islame dhe me Qeverinë e Kosovës.

Drejtori Siminca falënderoi z. Mulaj dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje.

Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ish-sekretarin e OBI-së, z. Ekmeledin Ihsanoglu

Prishtinë, më 17 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…