Datë: 6 tetor 2022

KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË SUHAREKË – shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës: Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Nëpërbisht
KANDIDATËT E INTERESUAR DUHET TI PLOTËSOJNË KËTO KUSHTE:

1. Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në, ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e nostrifikuar nga Kryesia),

2. T’i përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës, Rregulloreve dhe vendimeve dhe udhëzimit administrativ të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit,

3. Të kenë aftësi komunikuese me xhematë,

4. Të jenë të shëndoshë psiqikisht dhe fizikisht,

5. Të mos kenë vërejtje për punën e tyre nëse paraprakisht kanë qenë në punë,

6. Të praktikojnë medhhebin hanefij dhe islamin tradicional të trojeve tona.
DOKUMENTET E KËRKUARA

Krahas kërkesës për punësim, duhet bashkëngjitur edhe këto dokumente:

· Diploma e Medreses dhe Fakultetit,

· Çertifikata e lindjes,

· Çertifikata shëndetesore,

· Çertifikata se nuk është nën hetime, i akuzuar apo dënuar,

· Dëshmi mbi karakteristikat në punë (nëse paraprakisht kanë qenë në punë),

· Deklarata me shkrim se do ti kryej të gjitha shërbimet fetare sipas rregullorës,

· CV- te dhënat personale, kualifikime ose dëshmi për aftësim profesional
(Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal)

VËREJTJE:

Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së në Suharekë.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në webfaqen zyrtare të BIRK.

Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara me vonesë nuk do të merren në shqyrtim.

  • Tender

    Prishtinë, 16 shkurt 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: Ten…
  • Konkurs

    Albanian Sakie Islamic Society of Dandenong ka hapur konkurs për pozitën e imamit: Express…
  • Konkurs

    Datum: 16 januar 2024 Odbor islamske zajednice Regija Gora objavljuje: KONKURS Za popunjav…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 16 shkurt 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: Ten…