Nën organizimin e Këshillit te Bashkësisë Islame në Skenderaj është mbajtur sot programi për nder të 300 vjetorit të themelimit të xhamisë së fshatit Burojë në Skenderaj.
Kjo xhami u vlerësua lartë për rolin kyç në aspektin fetar, kombëtar, arsimor jo vetëm në këtë fshat, por edhe në gjithë rajonin e Drenicës.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim Hoti shpalosi para të pranishmëve historikun e kësaj xhamie, duke veçuar edhe rolin e kësaj xhami tre shekullore në luftën e fundit.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava në fjalën e tij tha se xhamitë në Kosovë kanë pasur çdo herë misioni adhurimin e krijuesit, edukimin në frymën islame të brezave të rinj dhe çështjet kombëtare në veçanti gjatë luftës së fundit.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura në këtë datë të veçantë ndau një mirënjohje në shenj falënderimi për kontributin e imamëve dhe besimtarëve në ruajtjen e identitet fetar e kombëtar.
Për rolin dhe rëndësinë e veçantë që kishte ndër vite kjo xhami në këtë program u përmend edhe nga historian dhe personalitete të ndryshme, ku veç tjerash dalluan edhe imamët e kësaj xhamie.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …