Prishtinë,25 maj 2016 Më 25 maj një delegacion i Komunitetit Mysliman Shqiptar të kryesuar Ali Zaimi nënkryetar i KMSh-së qëndroi në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës me ç’rast u prit nga Myftiu Naim ef Tërnava.
Prishtinë,25 maj 2016 Më 25 maj një delegacion i Komunitetit Mysliman Shqiptar të kryesuar Ali Zaimi nënkryetar i KMSh-së qëndroi në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës me ç’rast u prit nga Myftiu Naim ef Tërnava.
Më 25 maj u mbajt mbledhja e radhës e redaksisë së revistës “Dituria Islame”, në të cilën morën pjesë kryeredaktori Mr. Ajni Sinani, sekretari i Redaksisë Mr. Rexhep Suma, si dhe anëtarët tjerë të redaksisë. Mbledhja u hap me një ashere nga Kurani, të kënduar nga prof. Ekrem Maqedonci, kurse më pas kryeredaktori Sinani falënderoi anëtarët e redaksisë për kontributin …
Prishtinë, 24 maj 2016 Më 24 maj myftiu Tërnava me bashkëpunëtorë vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, ku u prit nga kryetari i Këshillit, Husamedin ef. Hoxha dhe nëpunësit e administratës. Myftiu u njoftua për së afërmi me punën ,vështirësitë dhe aktivitetet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, për të cilat e informoi kryetari Husamedin ef. Hoxha.
Prishtinë, 19 maj 2016 Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, mori pjesë në hapjen e Samitit të Parë me temë “Përballjet e qytetërimeve”, që u mbajt në Prishtinë, nga data 19 deri 23 maj 2016. Në këtë samit të pranishëm ishin rreth 300 të ftuar, të cilët vinin kryesisht nga biznese e shoqata të ndryshme nga qyteti i …
Prishtinë, 19 maj 2016 Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef Tërnava mori pjesë në inaugurimin e xhamisë së re në Golem të Kavajës, ku përpos tij në ceremoninë e hapjes morrën pjesë edhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, z. Sulejman Rexhepi, ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri z. Fayez …
Prishtinë, 19 maj 2016Një delegacion i lartë nga Ministria e Edukimit të Turqisë, kryesuar nga Nazif Yilmaz – drejtor i Përgjithshëm në këtë Ministri, të enjten vizituan Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës. Në pritje të tyre ishte Ahmet ef. Sadriu – drejtor për Shtyp dhe Veprimtari Botuese, si dhe Ekrem ef. Simnica – drejtor i Diasporës.
Prishtinë, 17 maj 2016Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, sot mbajti mbledhje me kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke ua uruar atyre edhe zgjedhjen, gjegjësisht rizgjedhjen e tyre në krye të Këshillave vendorë të BIK-ut.
Myftiu i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës që i bëri institutit të memorizimit të Kuranit në Gjakovë, më 17 maj, pati kënaqësinë që të mirëpres edhe përfaqësuesit më të lartë të shoqatës humanitare dhe kulturore “Istanbul”, me në krye hoxhën dhe imamin e nderuar Osman Nuri Topbash. Myftiu Tërnava dhe hoxha Nuri Topbash përveç …
Prishtinë, 15 majMë 15 maj, drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në manifestimin për fillimin e ndërtimit të xhamisë “Ebu Hanife”, në Grenchen (Zvicër), ku ishin të ftuar edhe shumë mysafirë të tjerë nga Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër. Pasi i përgëzoi dhe i uroi për ndërtimin e kësaj xhamie, …
E premte, 13 maj 2016 Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën, me të cilin ka diskutuar për dialogun e brendshëm, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare në Kosovë.Presidenti Thaçi vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në krijimin e bashkëjetesës ndërfetare në vend.