Prishtinë, 24 maj 2016
Më 24 maj myftiu Tërnava me bashkëpunëtorë vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, ku u prit nga kryetari i Këshillit, Husamedin ef. Hoxha dhe nëpunësit e administratës.
Myftiu u njoftua për së afërmi me punën ,vështirësitë dhe aktivitetet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, për të cilat e informoi kryetari Husamedin ef. Hoxha.

Myftiu Tërnava çmoi punën dhe angazhimin e KBI në Viti, bashkë me punën e gjithë imamëve, dhe inkurajoi nëpunësit për punë të mëtutjeshme në shërbim të fesë dhe në të mirë të vendit, gjithmonë duke ruajtur traditën tonë shekullore të predikimit të fesë drejt dhe larg çdo ekstremizmi, si dhe duke kultivuar kulturën e bashkëjetesës ndëretnike dhe ndërfetare. “Besoj se Vitia është shembull i kësaj harmonie”, theksoi mes tjerash myftiu Tërnava.

Pas takimit me administratën e Këshillit myftiu vizitoi dhe inspektoi nga afër edhe ndërtimin e xhamive në fshatrat Pozharan dhe Buzovik, si dhe xhaminë te Shushtë.[layerslider id=”10″]

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…