Drejtori i Diasporës Ekrem Simnica vizitoi mërgatën shqiptare në Zvicër Prishtinë, 15 majMë 15 maj, drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në manifestimin për fillimin e ndërtimit të xhamisë “Ebu Hanife”, në Grenchen (Zvicër), ku ishin të ftuar edhe shumë mysafirë të tjerë nga Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër. Pasi i përgëzoi dhe i uroi për ndërtimin e kësaj xhamie, Simnica para të pranishmëve foli për rëndësinë e xhamisë dhe rolin e saj në unifikimin dhe organizimin e besimtarëve, e sidomos të mërgatës shqiptare. Po në të njëjtën ditë drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem ef. Simnica, vizitoi xhaminë “Uniteti” në Lucern, ku u prit nga Kryesia e xhamisë dhe xhemati, me ç’rast bisedoi më për së afërmi dhe u njoh me punën dhe aktivitetin që po zhvillon kjo xhami në të mirë të komunitetit dhe mërgatës sonë shqiptare.Kurse më 16 maj, drejtori Simnica vizitoi xhaminë “Hör” në Cyrih, ku u prit nga kryetar i xhamisë, Driton ef. Hyseni dhe anëtarët tjerë të xhamisë, por edhe imami i xhamisë, Bilall Tahiri.Po në të njëjtën ditë, në mbrëmje vizitoi shtëpinë e adhurimeve, ku u prit nga kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare, dhe njëherazi imami i kësaj xhamie, Mustafë Mehmeti, me të cilin diskutoi edhe për mbarëvajtjen e punëve dhe aktiviteteve të tyre në këtë institucion.Kurse më 17 maj, në agjendën e vizitës ishte Ambasada e Kosovës në Bernë, ku drejtori i Diasporës i BIK-ut, Ekrem ef. Simnica u prit nga ushtruesi i detyrës së ambasadorit, Mustafë Xhemaili, i cili pas urimit të mirëseardhjes, bisedën e shtroi rreth mësimit të gjuhës shqipe dhe koordinimit mes qendrave shqiptare me Ambasadën, si dhe koordinimin e punëve me qendrat shqiptare dhe kontrollimin e mbarëvajtjes së tyre.Në shenjë mirënjohje, respekti e kontributi, drejtori Simnica i dhuroi një mirënjohje ushtruesit të detyrës së ambasadorit, z.Mustafë Xhemailit.Në vazhdën e takimeve ishte edhe ai me kryetarin e rrjeteve të bizneseve shqiptare në Zvicër, z. Naser Mustafën të cilit, pas falënderimit për kontributin e dhënë rreth organizimit të qendrave shqiptare të mërgimtarëve tanë në Zvicër, gjithashtu iu dha një mirënjohje.Në fund u vizitua edhe qendra islame shqiptare në Lozanë, të cilës i uruam vendosjen në objektin e ri, si dhe i falënderuam për punën dhe kontributin që po bëjnë në edukimin e popullatës sonë në mërgatë, e në veçanti për punën dhe angazhimin e tyre në mësim-besimin fetare dhe mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe, që është element i identitetit tonë kombëtar.{gallery}zvcr516{/gallery}