Një delegacion nga Komuniteti Mysliman Shqiptar vizitoi Myftiun Tërnava Prishtinë,25 maj 2016 Më 25 maj një delegacion i Komunitetit Mysliman Shqiptar të kryesuar Ali Zaimi nënkryetar i KMSh-së qëndroi në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës me ç’rast u prit nga Myftiu Naim ef Tërnava. Myftiu Tërnava pasiqë iu dëshiroi mirëseardhje mysafir ëve i falënderoi për vizitën dhe i njohu përkitazi me aktivitetin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe me rrjedhat e saja të përgjithshme. Myftiu Tërnava çmoi lartë bashkëpunimin mes dy institucioneve duke vlerësuar se takime të tilla vëllazërore janë të nevojshme në koordinimin dhe bashkëpunimin reciprok Edhe Ali Zaimi, nënkryetar i KMSh-së falënderoi myftiun Tërnava për pritjen dhe vlerësoi rolin që po luan BIK n ë ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se bashkërisht do të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve të përbashkëta.