Myftiu Tërnava në Gjilan: Vendi ynë kurrë nuk ka qenë fidanishte e së keqes, kurrë s’ka qenë vend i ekstremistëve, nuk do jetë as në të ardhmen.
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava sot në Gjilan u ka folur imamëve të Anamoravës, (Gjilanit, Kamenicës e Vitisë) dhe Luginës së Preshevës. Fillimisht Myftiu Tërnava ka përgëzuar imamët për punë që bëjnë, si dhe ka kërkuar nga ta që të shtojën aktivitetet dhe të jenë më afër besimtarëve gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Myftiu Tërnava ka folur edhe për vlerat që ka krijuar populli ynë gjatë historisë, ku ka veçuar rolin që ka pasur ulemaja shqiptare.

{youtube}J0AEtygVcFA{/youtube}Një pjesë të fjalës së tij Myftiu Tërnava ia ka kushtuar edhe situatës në të cilën gjendet bota islame dhe refleksionet e saj në vendin tonë. Për këtë myftiu përveç tjerash tha: “E kemi thënë disa here , jo vetëm ne por edhe ulematë e botës, se kjo që po ndodh në botën islame s’ka të bëjë as gjë me fenë, atje po keqpërdorën parimet e fesë, feja islame, feja jonë nuk na mëson për terror, vrasje e shkatërrime, por feja jonë është fe e paqes, mirëkuptimit e respektit e njohjes së vlerave. Fatkeqësisht edhe ne si e tërë bota jemi përballur me interpretime të deformuara të parimeve fetare, dhe si pasoj e kësaj të prekur një numër të rinjsh tanë që sot janë në vatrat e krizës”
Ndërsa për orientim dhe angazhimin e BIK ai përveç tjera potencoi: “Është lajm i mirë që institucionet tona thonë që vitin e fundin nga vendi ynë s’ka marr asnjë i ri atë rrugë, mirëpo ne nuk mund të jemi të qetë derisa atje kemi edhe vetëm një qytetare tonin. Ne jemi të angazhuar që të interpretojmë drejt parimet e fesë, larg çdo ekstremizmi, larg çdo interpretimi ekstrem, larg çdo devijimi të fesë për qëllime politike, klanore a sektare. Vendi ynë, populli ynë ka vlere historike tolerancën e mirëkuptimin, përkushtimin ndaj zotit, respektin ndaj tjetrin, jo ekstremizmin, jo terrorin, dhunën e shkatërrimin. Vendi ynë, populli ynë, BIK kurrë nuk ka qenë fidanishte e së keqes, kurrë s’ka qenë vend i ekstremistëve, nuk do jetë as në të ardhmen. Individët e prekur nga sindromi i ekstremizmit, qofshin edhe imamë a teolog, nuk përfaqësojnë, nuk paraqesin as mësimet e fesë islame, as angazhimet e BIK që janë të njohura për të gjithë. Kërkojmë nga ju që gjatë këtij muaji të jeni në nivel të përgjegjësisë, sepse e kemi amanet nga i madhi Allah që të udhëzojmë e edukojmë drejt besimtaret tanë”- tha veç të tjerash myftiu Tërnava në Gjilan.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…