Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava mori pjesë në manifestim kushtuar e 25 vjetorit të lirisë së besimit në Shqipëri, (nëntor 1990 – nëntor 2015), të organizuar më 5 nëntor, në Tiranë, nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, e ku u shfaq dokumentari premierë, “H. Hafiz Sabri Koçi, pishtar i lirisë së besimit”.