Prishtinë, 5 qershor 2017

Në vazhdën e aktiviteteve të Kryesisë së Bashkësisë Islame  të Republikës së Kosovës (BIRK) të Ramazanit 2017 të kryesuar nga myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava ekipi i Ramazanit qëndroi në rajonin e Pejës ku u shtrua  iftar tradicional për administratën  dhe  imamët e Këshillave të Pejës, Klinës, Deçanit dhe  Istogut.

Pas iftarit me një fjalë rasti të pranishmëve në emër të Kryesisë së BIRK-së  iu drejtua Myftiu Naim ef. Tërnava i cili drejtoi lutje  Zotin që duatë dhe agjërimin të na i pranojë dhe edh më të mundohemi të fitojmë nga ky muaj i bekuar.

Ai  në vazhdim falënderoi edhe përfaqësuesin e ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe  në Mal të Zi z. Ibrahim el Alevi i cili  mori pjesë në këtë iftar të cilin e sponsoroi Ambasada e EBA-së .”Këtë muaj e veçoi  Zoti duke dhuruar begati të njëpasnjëshme. Ne jemi duke agjëruar dhe në këtë muaj do ta presin Natën e Kadrit e cila është një dhuratë tepër e çmuar për ymmetin e Muhamedit a.s., dhe kështu bashkërisht do të dalim inshallah edhe Ditën e Bajramit”-shtoi myftiu Tërnava duke shprehur dhimbje që sot kaloi në botën tjetër shejhu, hoxha dhe profesori ynë Mahmut Arnauti i biri i dijetarit të madh shqiptar Abdulkadër Arnauti,  cili ishte paraparë që edhe ai të jetë sonte me ne në iftar dhe në terren por Zoti e mbuloi me mëshirën e Tij dhe kaloi në amshim por ne do të lutemi për shpirtin e tij i cili ka kontribuar në përhapjen dhe forcimit të Islamit  këtu në Kosovë  por edhe më gjerë.

Në vazhdim ai pagëzoi imamët për punën që janë duke e bërë nëpër Këshillat e BI-së, dhe potencoi edhe rolin që duhet ta luajë vazhdimisht imami në shërbim të fesë dhe kombit  duke ditur se ky është një amanet që e kemi para Zotit dhe kombit në mënyrë që para Zotit të dalim faqebardhë.

“ Këtë amanet të madhit Zot merreni  edhe më afër shpirtit dhe si përgjegjësi. Këtë amanet na e ka falur Zoti dhe ne duhet t’i dalim Zot. Ju imam të nderuar duhet t’i përkushtoheni edhe më shumë punës suaj. Jepni edhe më kontributin tuaj në lartësimin e Fjalës së Allahut dhe më shumë të ndikojmë në veçanti tek brezi i ri që ata edhe më të jenë të dhënë pas fesë sonë të mirëfilltë islame, që buron nga Kurani, kësaj feje që e shoqëroi  Ademin a.s., dhe vargun e të gjithë pejgambereve deri në zbritjen e Kuranin mbi Muhamedit a.s.” ”-shtoi myftiu Tërnava.

Pas iftarit, ekipi i Ramazanit u shpërnda nëpër xhamitë e rajonit të Pejës për të ligjëruar nëpër xhami dhe falë namazin teravisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …