Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shtroi iftar për administratën dhe imamët e rajonit të Ferizajt

Prishtinë, 7 qershor 2017
Në vazhdën e aktiviteteve të Kryesisë së Bashkësisë Islame  të Republikës së Kosovës (BIRK) të “Ramazanit 2017” të kryesuar nga myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava ekipi i Ramazanit qëndroi në rajonin e Ferizajt ku u shtrua  iftar tradicional për administratën  dhe  imamët e Këshillave të Shtimes, Ferizajt, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

Myftiu  i Kosovës Naim ef. Tërnava  duke i përshëndetur të pranishmit  pas iftarit në emër të Kryesisë së BIRK-së  u lut që Allahu të pranojë  duatë dhe agjërimin që jemi duke i bërë në veçanti gjatë këtij muaji.

Ai në vazhdim ka drejtuar falënderime për imamët për punën madhore që  janë duke e bërë  në xhematet e juaja, nëpër KBI dhe kudo që gjendeni. “Një pjesë e madhe e juaja këtë amanet  të Allahut e keni marrë me seriozitetit më të madh  dhe ky amanet është ngulitur thellë në zemrat, shpirtrat dhe mendjet  tuaja dhe siç po shihet anekënd Kosovës po përçohet në vazhdimësi  drita  e cila po shëndërrit në bazë të punëve që jemi duke i  bërë.  Jemi në këtë tokë të stërgjyshërve tanë  dhe kemi përgjegjësi jashtëzakonisht të mëdha që ne ta ruajmë identitetin tonë fetar e kombëtarë të përçojmë gjithherë atdhedashuri tek brezi i ri duke  i bërë me dije se binomi fe atdhe është i pandarë” ka thënë myftiu Tërnava, duke qartësuar se ne duhet respektuar dhe ecur para me këtë binom.

Ai më tutje theksoi se ne nuk  do të lejojmë asnjëherë që në emër të fesë t’iu bëhet keq myslimanëve si dhe nuk do të lejojmë indoktrinimin e fëmijëve tanë. Vazhdimisht do të përpiqemi ashtu si edhe deri më tani të përçojmë mesazhe paqeje e dashurie e harmoni mes nesh në të mirë të vendit dhe kombit tonë.

Pas iftarit, ekipi i Ramazanit u shpërnda nëpër xhamitë e rajonit të Ferizajt për të ligjëruar nëpër xhami dhe falë namazin teravisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës

Prishtinë, 26 shtator 2020 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhje…