Bashkësia Islame e Kosovës

Bashkesia Islame
Bashkësia Islame e Kosovës
  • Ballina
  • BIRK
    • Për ne
    • Kuvendi
    • FSI
    • Medreseja
    • Kosova Halal Institute
    • IHSI
    • Bereqeti
  • Lajme
  • Njoftime
  • Diaspora
  • Shkrime
  • Hytbe
  • Fjalime
  • Intervista
  • Botime
    • Tituj të veçantë
    • Dituria Islame
    • Edukata Islame
    • Takvimi
  • Kontakti
Ballina Hytbe (Faqe 3)

Hytbe

Ramazani, muaj i fitoreve, beteja e Bedrit si shembull

Nga Bajram Zeqiri
15/04/2022
në :  Hytbe

Vëllezër të nderuar! Ramazani është muaj të cilin Allahu i madhëruar e veçoi me vlera, mirësi e mësime të shumta, funksioni i të cilave është ripërtëritja e lidhjeve të besimtarit me Zotin, vetveten dhe të tjerët. Fakti se shtrihet në tridhjetë ditë na bën të kuptojmë se Ramazani është shkollë më vete, e cila mëton ta nxjerr besimtarin më të …

Më shumë

Ramazani, muaji i mëshirës dhe solidaritetit

Nga Bajram Zeqiri
08/04/2022
në :  Hytbe

(Kampanja e BIK-ut për solidaritet me agjëruesit) Të dashur vëllezër!Ramazani është një muaj i veçantë adhurimi, është një mundësi nga e cila mundohen të përfitojnë të gjithë besimtarët. Përshkrimi i shpërblimit për disa prej adhurimeve, si p.sh., për agjërimin dhe faljen, është magjepsës. Të të falen mëkatet p.sh., për agjërim dhe falje është vërtetë motivuese. Për këtë shkak, në të …

Më shumë

Me rastin e fillimit të muajit Ramazan

Nga Bajram Zeqiri
02/04/2022
në :  Hytbe

Të nderuar vëllezër besimtarë!Nesër fillon muaji i bekuar i Ramazanit, muaj ky që Allahu e përzgjodhi për shpalljet e Veta, e veçmas për shpalljen e fundit, Kur’anin Fisnik. Është më madhështor se që mund ta përshkruajë dikush, me mirësi e begati më të shumta se që dikush mund t’i numërojë. Është muaji i natës më të famshme, natës më të …

Më shumë

URTËSI TË MUAJIT SHABAN

Nga rem7i
11/03/2022
në :  Hytbe

Besimtarë të nderuar! Muaji Shaban, në të cilin sapo kemi hyrë, është një muaj të cilin ne besimtarët padrejtësisht e nënvlerësojmë. Përkundër rëndësisë që ka, nuk jemi të vëmendshëm karshi tij. Këtë e ka .صلى الله عليه وسلم përmendur edhe Pejgamberi ynë, Muhammedi Usame b. Zejdi r.a., transmeton ta ketë pyetur Pejgamberin صلى الله عليه وسلم për sekretin e agjërimit në këtë muaj, …

Më shumë

Për namazin, si mesazh i Israsë dhe Miraxhit

Nga Bajram Zeqiri
25/02/2022
në :  Hytbe

Prishtinë, 25 shkurt 2022 Sot, në të gjitha xhamitë e Kosovës, në vigjilje të Natës së Madhe të Israsë dhe Miraxhit, u mbajt hytbe e përbashkët me temë “Për namazin, si mesazh i Israsë dhe Miraxhit”. Hytbeja e plotë: Besimtarë të nderuar!Një nga porositë më të drejtpërdrejta të Israsë dhe Miraxhit është namazi. Është obligimi i vetëm që është urdhëruar …

Më shumë

Muhamedi a.s., shembëlltyra që i duhet njerëzimit

Nga Bajram Zeqiri
22/10/2021
në :  Hytbe

Për nder të muajit të Mevludit, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, u mbajt hytbe e përbashkët me temë “Muhamedi a.s., shembëlltyra që i duhet njerëzimit”. Muhammedi a.s., mëshira hyjnore për njerëzimin Në kohën para lindjes së Muhammedit a.s., shoqëria njerëzore po përjetonte periudhën më të errët të historisë së saj. Përmbysja e vlerave që kishte filluar shumë …

Më shumë

Hytbeja e Kurban-Bajramit

Nga Bajram Zeqiri
21/07/2021
në :  Fjalime, Hytbe

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut të Gjithëmëshirshëm. Salavatet dhe selamet qofshin për Muhamedin a.s., familjen e tij fisnike, dhe për ata që ndoqën dhe vazhdojnë të ndjekin rrugën e tij të ndritshme. Të nderuar besimtarë! Vëllezër dhe motra! Të nderuar qytetarë! Falënderojmë Zotin e Madhëruar që, sot, bashkërisht po e falim namazin e Kurban-Bajramit, pas të cilit do të …

Më shumë

Në të gjitha xhamitë e Kosovës u mbajt hytbe për kujdesin në trafik

Nga rem7i
11/06/2021
në :  Hytbe, Lajme

Prishtinë, 11 qershor 2021 Me rekomandimin të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef.Tërnava, në të gjitha xhamitë e Kosovës sot u mbajt hytbe me temë të njëjtë, e cila iu kushtua kujdesit që duhet të kemi në trafik. Kjo veprimtari e Bashkësisë Islame të Kosovës është ndërmarrë në mbështetje për kujdesin në trafik. Në mesazhin e hytbesë …

Më shumë

PËRGJEGJËSIA INDIVIDUALE DHE KOLEKTIVE NË EDUKIMIN E FËMIJËVE

Nga Bajram Zeqiri
24/05/2021
në :  Hytbe

HYRJE Edukimi i fëmijëve është bërë një temë e cila duhet të trajtohet me prioritet për arsye të shumta. Për shkak të përgjegjësisë që kemi individualisht si prindër, por edhe si shoqëri. Fenomenet negative në mesin e fëmijëve janë duke u shtuar dita-ditës dhe, nëse nuk organizohemi në nivel shoqëror për t’i luftuar ato, atëherë të gjithë ne, në një …

Më shumë

Hytbe e përbashkët në të gjitha xhamitë e Kosovës

Nga Bajram Zeqiri
09/04/2021
në :  Hytbe

Me rekomandim të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sot në të gjitha xhamitë e Kosovës u mbajt hytbe e përbashkët, që për fokus kishte përgatitjet për muajin Ramazan. Rëndësi të veçantë në këtë hytbe iu kushtua edhe apelit të Bashkësisë Islame të Kosovës, që në mënyrë të përpiktë të respektohen masat e ndërmarra nga IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë …

Më shumë
1234...6Faqe 3 nga 6
05/12/2025
Namazi Koha
Sabahu5:05 am
L. e Diellit6:46 am
Dreka11:31 am
Ikindia1:54 pm
Akshami4:11 pm
Jacia5:49 pm

Takvimi 2025

Kalkulues i zekatit

Na ndiqni

2024 © Copyright , Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Bashkësia Islame e Kosovës