Ballina Lajme Xhamia Shqiptare e Regensdorfit të Zvicrës shënoi 20-vjetorin e themelimit të Bashkësisë Islame

Xhamia Shqiptare e Regensdorfit të Zvicrës shënoi 20-vjetorin e themelimit të Bashkësisë Islame

Prishtinë, 1 prill 2018

Drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, qëndroi në Zvicër, ku Xhamia Shqiptare e Regensdorfit të Zvicrës shënoi 20- vjetorin e themelimit të Bashkësisë Islame. Në këtë shënim përvjetori, përveç drejtorit Simnica, merrnin pjesë edhe kreu më i lartë i BFI-së, Reisi Sulejman ef. Rexhepi me bashkëpunëtorë. Po ashtu, në këtë tubim morën pjesë edhe bartës të jetës fetare islame nëpër qendra të ndryshme në mërgatë si: Haf. Mehas ef. Alija, krytar i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, përfaqësuesi i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Gjermani, Salahudin ef. Ibra, imamë dhe udhëheqës të xhamive nga mbarë Zvicra. Po ashtu, prezantuan edhe teologë të ftuar nga Maqedonia, Shqipëria, Presheva etj.

Kënaqësi të veçantë për të pranishmit ishte edhe prezenca e përfaqësuesit të lartë të pushtetit lokal të Regensdorfit, z. Bruno Veder-it. Nën udhëheqjen e programit nga ana e imamit të kësaj xhamie mr. Ferid ef. Zekiri, fillimisht mysafirët i përshëndeti imami dhe kryetari i xhamisë z. Mevludin Ashiku, kurse fjalë rasti mbajti edhe drejtori për Diasporë Ekrem ef. Simnica, i cili, pas përshëndetjes dhe urimit në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, organeve udhëheqëse të saj dhe në emrin e Myftiut Tërnava, theksoi sidomos virtytin e shqiptarëve gjithandej në shtetet e Perëndimit, kujdesin e veçantë në shprehjen e ndjenjave të tyre fetare islame, gjë që po e dëshmojnë më së miri edhe ndërtimi dhe themelimi i kësaj qendre-xhamie madhështore para 20 vjetëve dhe funksionimi i saj, gjithnjë duke pasur parasysh rrethanat, kohën dhe vendin ku jetojnë dhe veprojnë mërgimtarët tanë. Drejtori për Diasporë z. Ekrem Simnica ftoi vëllezërit shqiptarë që të vijojnë edhe më që, me kulturën shqiptare, me fenë, respektin dhe me të gjitha vlerat e mrekullueshme kulturore e civilizuese, të lënë përshtypje të mirë e pozitive te banorët vendës si dhe tek autoritetet e shteteve perëndimore, njëherit shprehu falënderimet e sinqerta për popullin dhe qeverinë zvicerane për kushtet dhe mundësinë që u ofroi komuniteteve si në aspektin fetar edhe në atë kombëtar. Islami është fe e paqes, tolerancës, mirëkuptimit, respektit të ndërsjellë, larg çdo ekstremizmi e radikalizmi. Kushdo që mundohet ta paraqesë Islamin ashtu siç nuk është ai, ia bën dëmin më të madh vetë fesë së Allahut, myslimanëve, si dhe kombit të vet. Duke uruar 20-vjetorin e themelimit të kësaj qendre, uroi që kjo qendër si dhe të gjitha xhamitë e tjera në diasporë të kultivojnë vlerat madhështore të islamit.

Të dashur vëllezër! Ju ftoj që gjithnjë të përcillni mesazhin e paqes, mirësjelljes, mirëkuptimit, vlerat kulturore e civilizuese”,- theksoi drejtori Simnica.

Ky eveniment u përmbyll me një program kulturo-fetar, u përcoll me recitime të pjesëve kuranore si dhe me këndim të ilahive nga kori i nxënësve të mektebit të kësaj xhamie.

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadoren e Turqisë Kivilcim Kiliç

Prishtinë, 18 tetor 2018 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava prit…