Në vazhdën e aktiviteteve të muajit Ramazan, një delegacion i përbërë nga Ekrem ef. Simnica, Besim ef. Mehmeti, Shkelzen ef. Hoxha, Ekrem ef. Maqedonci, Bahri ef. Hoxha, Rexhep ef. Suma, Bahri ef. Hoxha dhe Fitim ef. Flugaj, nga data 28 mars deri më 1 prill 2024, qëndruan për vizitë në diasporë, ku mbajtën ligjërata e tribuna për nder të këtij muaji.

Ky delegacion vizitoi QISH në Gjermani, pjesën e Shtutgartit, Bavarinë dhe pjesën e Duselforfit.

Fillimisht ky delegacion u prit nga kryetari i Unionit të Xhamive Shqiptare në Gjermani, Mensur ef. Halili. Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica falënderoi kryetarin Halili dhe kryetarët e bashkësive islame shqiptare dhe të unioneve për koordinimin paraprak për t’i realizuar këto vizita. Ai falënderoi gjithashtu të gjithë ata që kontribuuan në përgatitjen e programeve për vizita, por edhe për shoqërimin e delegacioneve në këto vende, duke lutur të madhin Zot që t’i shpërblejë me të mirat e Tij. Ai tha se ky koordinim duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërkaq përfaqësuesi i BIK-ut, Fitim ef. Flugaj, vizitoi qendrat islame shqiptare në Norvegji, Suedi dhe Danimarkë. Ai gjatë kësaj vizite u prit nga imami Sabri ef. Jonuzi, të cilin e falënderoi për pritjen dhe organizimin e ligjëratave në katër qendrat shqiptare në Norvegji.

Ky grup, gjatë këtyre ditëve sa qëndruan në Gjermani, Norvegji, Suedi dhe Danimarkë vizituan 35 qendra islame shqiptare.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…