Ballina Lajme Urimi për Diasporën me rastin e Fitër-Bajramit

Urimi për Diasporën me rastin e Fitër-Bajramit

Telegramurimi
Të nderuar xhematli,

Të dashur bashkatdhetarë!

السلام عليكم و رحمة الله و بركاته

Ditët e bekuara të muajit të Ramazanit po kalojnë. Arritën në prag të festës së Fitër -Bajramit kur kemi shpresën që Allahu të na ketë falur e të na ketë shkruar nga të shpëtuarit.

Andaj, me rastin e festës së Fitër-Bajramit, që është më 04.06. 2019, ditë e martë, kam nderin dhe kënaqësinë që, në emër të Departamentit për Diasporë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, t’ju uroj me dëshirën dhe lutjen Allahut që ibadetet të na i bëjë kabull, kurse juve dhe familjeve tuaja t’ju falë shëndet dhe mbarësi.

Kryesia e Bashkësisë Islame do të angazhohet që gjithmonë të jetë me ju dhe asnjëherë nuk do të hezitojë që të japë më të mirën e saj për ju.

Duke ju uruar edhe një herë, pranoni selamet dhe përshëndetjet tona.

Me fat Fitër – Bajrami!

Departamenti për Diasporë

Ekrem Simnica

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Haxhitë kosovarë festojnë Kurban Bajramin në Meke

11 gusht 2019 Besimtarët myslimanë anembanë botës sot festuan festën e Kurban Bajramit. Ed…