Prishtinë, 26 prill 2018

U mbajt takimi i radhës i përfaqësuesve të departamenteve rinore nga këshillat e ndryshëm. Ky takimi u hap me leximin e disa ajeteve kuranore nga Izedin Krasniqi, përfaqësuese i degës së departamentit në Obiliq. Në këtë takimi ishin të pranishëm 14 përfaqësues nga 14 komuna të ndryshme të vendit, të cilëve iu drejtua zëvendëskryeimami i Republikës se Kosovës Fatmir ef. Iljazi, i cili, në emrin e tij dhe të zyrës së kryeimamit dhe në emër të Myftiut të Kosovës Naim Tërnava, shprehu gatishmërinë për përkrahje dhe ndihmë. Në takim u diskutuan raportet e punës vjetore nga vitet e kaluara si dhe, me propozime nga përfaqësuesit e degëve, u hartua një plan i përbashkët disapikësh i veprimit gjatë vitit 2018, nga ku nuk do të përjashtohen aktivitetet e pavarura te degëve në koordinim me Këshillat e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…