Të shtunën, më 20.05.2017, Departamenti i të Rinjve i BIK-ut për herë të katërt organizoi turnir në Futsall, me Këshillat e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.

Në këtë turnir morën pjesë 13 ekipe.

1.KBI-Prishtinë, 2.KBI-Obiliç, 3.KBI-Dragash, 4.KBI-Drenas, 5.KBI-Vushtrri, 6.KBI-Prizren, 7.KBI-Klinë, 8.KBI-Shtime, 9.KBI-Ferizaj, 10.KBI-Viti, 11.KBI-Podujevë, 12.KBI-Gjilan, 13.KBI-Malishevë.

Pas zhvillimit të ndeshjeve në një atmosferë shumë vëllazërore, vendi i parë i takoi KBI të Klinës, ndërsa vendi i dytë KBI të Prishtinës, dhe, ai i treti KBI të Vushtrris. Ndërsa golashënuesi më i mirë në këtë turnir u shpall Ardian Demollari nga KBI-Prishtine.

Organizatorët e këtij turniri kishin paraparë edhe shpërblime për tre vendet e para, si dhe për golashënuesin më të mirë.

Turniri filloi në ora 10:00, dhe u mbajt në fushën e sportit në Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë. Ndeshjet i referoi Njazi Ukshini – profesor i Edukatës fizike.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…