Prishtinë, 18 nëntor 2018

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Diyaneti i Turqisë, në hotelin Emerald , me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s. u mbajt program artistik fetar (Kur’an, ilahi dhe ligjëratë) .

Në këtë eveniment mori pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, kryetari i Dijanetit të Turqisë dr. Ali Erbash me delegacionin e tij, përfaqբsues nga ambasad e Turqisë, përfaqësues të institucioneve të BIRK-ut, autoritete të jetës politike, kulturore, profesor, hoxhallarë, studentë, nxënës e shumë të ftuar të tjerë. Një pjesë nga Kurani e lexoi Egzon Ibrahimi, më pas u dha një film dokumentar “Pejgamberi a.s., dhe Rinia”. Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava tha se me rastin e 12 Rebiul Eveli-it, datëlindjes së Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s., kam nderin, kënaqësinë e respektin, që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame dhe në emrin tim personal t’ju e përgëzoj me urimet më të ngrohta. Tradita e festimit të datëlindjes së pejgamberit- Mevludi, te populli ynë është e kahmotshme, dhe si e tillë me shekuj është festuar si në ambientet familjare ashtu edhe në ambiente e institucioneve fetare.

“Më lejoni që, në emrin e Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të institucioneve dhe organeve të saj dhe në emrin tim personal, nëpërmjet këtij manifestimi t’ju uroj e t’ju përgëzoj për fillimin e aktiviteteve tona kushtuar lindjes së Pejgamberit tonë Muhamed Mustafasë alejhisselam.Këto manifestime për këtë vit i hapim pikërisht sot nga ky vend ku jemi tubuar që bashkërisht të rikujtojmë ardhjen e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit a.s..

Prandaj, në këtë natë kaq madhështore e shumë domethënëse, le ta madhërojmë Allahun dhe të kërkojmë bekimet e Tij, kurse përshëndetje, salate e selame, le t’i dërgojmë Pejgamberit të Tij të fundit, Muhamedit a.s., familjes së tij dhe të gjithë atyre që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit”-tha myftiu Tërnava

Më pas ai tha se ky manifestim sivjet bëhet edhe më i begatë, sepse në mesin tonë kemi një mysafir të veçantë, e kemi kryetarin e DIJANET-it të Turqisë, prof.. dr. Ali, ef. Erbashin, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, të cilët na kanë nderuar me praninë e tyre dhe këtë manifestim e kanë bërë edhe më madhështor dhe janë bërë bashkë me ne për të kujtuar jetën, veprën dhe misionin e të Dërguarit, Muhamedit a.s..

Nga ky aktivitet ju ftoj që gjatë këtij Muaji të Mevludit të lexoni sa më shumë Kuran, të dërgoni sa më shumë salavate e selame për Pejgamberin, Muhamed Musatafanë a.s., t’i praktikoni urdhrat e Kuranit dhe mësimet e Synetit të Pejgamberit a.s., kudo ku jeni dhe kudo ku gjendeni.

Dhe meqë, sikurse e thamë, kemi një traditë të kahershme për përkujtimin dhe manifestimin e ditëlindjes së Pejgamberit a.s., atëherë lusim që kjo traditë të kultivohet sa më shumë në familjet tona, në shtëpitë tona, në xhematet dhe xhamitë tona, në mejtepet, medresetë dhe kudo tjetër.

Duke ju uruar edhe një herë nga zemra për këtë Muaj të Mevludit, dhe duke ju falënderuar që jeni bërë pjesë e këtij manifestimi, nuk gjej përfundim më të mirë sesa vargjet e njërit prej autorëve shqiptarë, Tahir ef. Popovës, i cili me shumë ashk e dëshirë, në Mevludin e tij për Pejgamberin a.s.lutet“Ja Rabbi, për hyrmet të pejgamberit Tënd, Mos na ndaj ne kurrë prej rahmetit Tënd!”

Më pas një fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Dijanetit të Turqisë dr. Ali Erbash i cili u shpreh se është i lumtur që po ndodhet për vizitë në Kosovë dhe si mysafir i BIRK-ut në muajin e mevludit. Kjo ngjarje është e veçantë për të gjithë neve. Rinia, gjithashtu është ardhmëria e një populli, është mundësia dhe pasuria më e madhe.

Shumica e atyre që iu përgjigjën ftesës së Pejgamberit për pranimin e Islamit në kohën më të vështirë në Mekë, përbëhej nga të rinjtë.

Kështu pra, në zgjedhjen e tij për Pejgamber, shumica nga ata që e pranuan dhe iu përgjigjën ishin të rinj. Pejgamberi i Allahut, revolucionin më të madh moral dhe juridik e ka realizuar me një grup nga rinia, të cilët i kanë besuar atij. Keshtu që, është realitet i ditur se të rinjtë janë më të përshtatshëm në pranimin e Islamit, dhe më lehtë i dhurojnë zemrën kërkesës për të drejtën.

Atëherë, nëse ne në këtë kohë u afrohemi te rinjve të kësajkohe sikurse Pejgamberi a.s., pa dyshim se ata do të kenë konsideratë ndaj neve. Nëse ne do të mund të predikonim dhe përfaqësonim İslamin nëpërmjet metodës së Pejgamberit, sa shumë trima te rinj të kësaj kohe do të dilnin në ndihmë të miqësisë.

Çështja më e rëndësishme është që të drejtohen në mënyrë të drejtë ndjenjat e natyrshme të të riut, që Allahu i ka falur atij.

Gjëja që nuk duhet të na ikë nga kujdesi ynë, është menntaliteti dhe ndikimi në ndjenjat e të rinjve nga mekanizmat keqpërdorues dhe me interes në aspektin global.

Kështu që, në ditët tona kur na ka kapluar kapitalizmi dhe kur kjo po lansohet si një paraqitje shftytëzuese, duke mos u hetuar, më së shumti po prek rininë. Grupet terroriste të prodhuara nga projekte ndarëse dhe anarkiste, kurthet e tyre janë duke i krijuar mbi ndjenjat e rinisë. Në shumicën e vendete të botës, të rinjtë e pafajshëm janë duke u zgjedhur si kurbanë për qëllimet, interesat dhe llogaritë e tyre të thella.

“Ndryshimet dhe zhvillimet e shpejta që po ndodhin në kohët moderne, si informacioni, komunikimi, transporti etj., janë duke e vështirësuar edhe më tepër punën e të rinjve, dhe në atën tjetër është duke i lenë ata të dobët përballë rrjedhojave aktuale. Kështu që , ndër pergjegjesitë më të medha që kemi eshte që për veten tonë, të ardhmen dhe ahiretin, t‘u prijmë në të drejtë dhe në të mirë rinisë. Që t’i bashkojmë me vlerat e besimit dhe qytetërimeve”- tha myftiu Erbash.

Më pas u këndua pjesë nga mevludi nga Selim Buzolli, ilahi në gjuhën shqipe, arabe e turke, recitale, kurse duanë dhe lutjen në gjuhën arabe e bëri sekretari i përgjithshëm i BIRK-ut Resul Rexhepi.

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari i përgjithshëm i Rabitas, Al Isa

Prishtinë, 14 dhjetor 2018 Delegacioni i BIK-ut në krye me Myftiun e Kosovës, mr. Naim Tër…