Prishtinë, 14 mars 2017

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Botës Islame Muhamed bin Abdulkerim Al-Isa, i cili po shoqërohej nga myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava dhe ambasadori i Republikës së Kosovës dr. Rexhep Boja

Fillimisht presidenti Thaçi falënderoi sekretarin Muhamed bin Abdulkerim Al-Isa për vizitën dhe për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj para gjatë dhe pas luftë si dhe në ndërtimin  e zhvillimin e vendit tonë.
“Duke marrë parasysh ndikimin e veçantë që shteti saudit ka tek shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), organizatë kjo që ka në radhët e saj 57 shtete anëtare, Republika e Kosovës ju është shumë mirënjohëse për përpjekjet e vazhdueshme të lobimit tuaj për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet anëtare të OBI-it, që ende nuk e kanë bërë këtë”, ka thënë presidenti Thaçi
Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, Muhamed Abdulkerim Al Isa u shpreh se kauza e Kosovës për pavarësi ka qenë e drejtë dhe se ai personalisht do të angazhohet  që disa shtete islamike nuk e kanë njohur Kosovën, gjë që, sipas tij, ndikon edhe tek shtete të tjera në gjithë botën.

“Kosova është model për tolerancën, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin në mbarë botën, vlera këto të kultivuara nga OBI dhe të cilat gjithsesi do të ndikojnë në njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare të mbetura të kësaj organizate”, ka thënë sekretari Al Isa.

Presidenti Thaçi u shpreh mirënjohës për zotimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës së Botës Myslimane për angazhime të intensifikuara në përkrahje të konsolidimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Në këtë takim poashtu u bisedua edhe  për fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës dhe nevojën e njohjes nga të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe ato me shumicë myslimane.
Ai tha  poashtu se  do të angazhohen që të sjellin investitorë në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e turizmit, pasi që ai tha se gjatë vizitës në Kosovë ka parë potencial të madh për këtë sferë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…