Ballina Lajme Përurohet Instituti i Hivzit “Emin Pasha” në Prizren

Përurohet Instituti i Hivzit “Emin Pasha” në Prizren

Prishtinë, 23 prill 2018
Në mënyrë solemne dhe me tekbire u bë hapja e Institutit të Hivzit “Emin Pasha” në Prizren. Në këtë ngjarje mori pjesë Myftiu i BIK-ut, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, përfaqësues nga DiJaneti i Turqisë, konsulli turk në Prizren, kryetari i KBI-së së Prizrenit Besim Berisha me bashkëpunëtorë , imamë dhe të interesuar të tjerë. Një fjalë rasti mbajti kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, i cili, pasi uroi për këte godinë kaq të bukur të Institutit të Hivzit, falenderoi popullin turk dhe Dijanetin e Turqisë që kanë ndihmuar për ndërtimin e kësaj godine. Ai po ashtu tha se populli shqiptar përgjatë historisë fjalën e Zotit e ka lexuar, mësuar dhe mbajtur mend (bërë hifz). “Ne kemi idetitet me të cilin krenohemi. Ne kemi ruajtur fenë me tërë qenien tonë. Tashmë kemi hapur disa institute të hivzit anekënd Kosovës dhe jemi në proces të hapjes edhe të të tjerave. Falenderoj Dijanetin dhe popullin turk për ndihmën që na ofrojnë në vazhdimësi, besimtarët janë vëllëzër kudo ku janë”- tha myftiu Tërnava duke I uruar stafit punë të mbarë dhe që nxënësit sa më lehtë ta mësojnë Kuranin.
Fjalë rasti mbajtën edhe përfaqësuesi i Dijanetit turk, Faruk Omeri, si dhe kordinatori i Dijanetit në Kosovë Mustafa Tombashi, të cilët uruan dhe falenderuan BIK-un dhe Myftiun Tërnava për mbështetje dhe bashkëpunim duke vlerësuar se ky institut do te jetë në shërbim të Kosovës dhe të kuadrove të ardhshme fetare dhe se këta filiza do të jenë kandil ndriçues për Kosovën.
Në fund u dhanë disa mirënjohje, një ndër të cilat për Myftiun Tërnava.

Në fund nxënësit e këtij instituti shfaqën një program duke performuar me këndim të disa ilahive.

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadoren e Turqisë Kivilcim Kiliç

Prishtinë, 18 tetor 2018 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava prit…