Prishtinë, 28 mars 2020
Shoqata humanitare “Bereqeti” dega në Shtime në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Shtime ka ndihmuar 56 familje skamnore duke u nisur nga gjendja pandemike që ka përfshirë edhe vendin tonë.
Skender ef. Baftiu, kryetar i KBI Shtime tha se ky aksion u mor nga fakti duke parë gjendjen e rënduar të këtyre familjeve dhe situatën në të cilën gjendemi pas gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19 ne kemi shpërndarë 56 pako ushqimore dhe 1400 kg miell.
Donatorë të këtij aksioni janë:
-Aral Petrol
-Firma Bavaria
-Firma Kadolli
-Ibrahimi Petrol
-STN Beton
-Bledi Color dhe
-Kopshti Gimi
Zoti i Madhërishëm ju shpërbleftë për bamirësinë tuaj! Ai ka apeluar tek bamirësit që të tregojn humanizëm në këtë gjendje të vështirë për vendin tonë.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…