Prishtinë, 30 korrik 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, sot priti në takim delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, të kryesuar nga Bandar al Dayel-i, i cili po qëndron këto ditë në Kosovë për të finalizuar vizat e haxhit për kosovarët që sivjet ua mësyjnë vendeve të shenjta për të kryer haxhin.

Myftiu Tërnava falënderoi z. Bandar el Dayel-in për vizitën, e njohu me organizimin e jetës fetare në vend dhe me organizimin dhe aktivitetet e organeve dhe të institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës. Në veçanti mysafirin e falënderoi për cilësinë e shërbimeve konsullore, të cilat Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite po i ofron per haxhitë e Kosovës duke ua dhënë vizat në Prishtinë, gjë që përbën lehtësim të madh për Bashkësinë Islame të Kosovës.

Nga ana e tij, Bandar el Dayel-i falënderoi Myftiun Tërnava për mikrpitjen e ngrohtë dhe për organizimin e shkëlqyer të haxhit nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila, siç u shpreh diplomati Bandar el Dayel-i, ofron shembullin më të mirë nga organizatorët e haxhit të shteteve të Ballkanit se si duhet të organizohet dhe të realizohet haxhi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…