Të shtunën, më 28.07.2018, u bë hapja solemne e xhamisë së Lagjes së Shushve në Viti.

Në këtë ngjarje, krahas pëfaqësuesve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, drejtuesve dhe punonjësve të Këshillit të Vitisë, qytetarëve të shumtë të Lagjes së Shushve dhe mysafirëve të ndryshëm, mori pjesë edhe drejtori i Urbanizmit Ajet Sallahu, i cili mbajti fjalë rasti, në të cilën përgëzoi për hapjen e xhamisë dhe vlerësoi punën e Bashkësisë Islame për ngritjen e infrastrukturës.

Ngjarja u nis me këndimin e një pjese të Kuranit, pastaj fjalën e mori kryetari i Këshillit të Vitisë Efendi Husamedin Hoxha, i cili përgëzoi për hapjen e xhamisë dhe falënderoi kontribuesit.

Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës foli këshilltari i Myftiut, Efendi Vedat Sahiti. Ai u përcolli urimin dhe përgëzimin e Myftiut Tërnava për hapjen e xhamisë, vlerësoi kontributin e qytetarëve për xhaminë dhe foli për rëndësinë e funksioneve shoqërore që do të përmbushë xhamia e hapur si qindra xhamitë e tjera në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…