Tiranë, 3 korrik

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava sot në Tiranë është pritur nga ambasadori i Arabisë Saudite, Abdulmumin bin Muhamed Sheref. Ambasadori saudit falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm dhe çmoi kontributin e Myftiut Tërnava për organizimin e BIRK-ut dhe jetës fetare në përgjithësi. Ai vlerësoi se BIRK-u ka treguar praktikisht se si respektohen të drejtat e komuniteteve fetare duke promovuar dialog, bashkëjetesë ndërfetare si dhe harmoni mbarëkombëtare.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin e Arabisë Saudite Abdulmumin bin Muhamed Sheref për mirëpritjen dhe vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy institucioneve dhe po ashtu çmoi kontributin dhe ndihmën që ka dhënë mbretëria e Arabisë Saudite si popull dhe qeveri për Kosovën si para, gjatë dhe pas luftës. Kjo vizitë vjen si përgatitje e vizitës që Myftiu Tërnava do të zhvillojë në Arabi Saudite.

Ambasadori Sheref premtoi se do të përkrah vazhdimisht BIRK-un në projekte të cilat janë në interes të vetë qytetarëve të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…