22 tetor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot më 22 tetor, takoi mualimet e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës. Në këtë takim mori pjesë atasheu për çështje fetare në ambasadën e Turqisë z. Nevzat Akin, kryeimami Sabri ef. Bajgora dhe udhëheqësja e Departamentit të Gruas, znj. Vaxhide Bunjaku. Myftiu Tërnava falënderoi mualimet për kontributin që po japin për ngritjen dhe për vetëdijesimin e grave qoftë me ligjërata,  tubime e takime të tjera që zhvillojnë, duke e parë si vlerë dhe sukses angazhimin e tyre për të gjithë ne.

Kryeimami Bajgora shprehu mirënjohje për punën dhe për angazhimin e Departamentit të Gruas dhe të mualimeve që po e mbajnë të freskët këtë departament, si me ligjërata, ashtu edhe me organizime të tjera fetare.

Po ashtu fjalë përshëndetëse dhe falënderuese  mbajti edhe  atasheu për çështje fetare në ambasadën e Turqisë z. Nevzat Akin, i cili falënderoi mualimet dhe çmoi angazhimin e tyre në terren  duke premtuar se mbështetja  nga Turqia nuk do të mungojë as në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…