6 shtator 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, si dhe nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Drenasit, Valon ef. Bequku, sot inspektuan punimet në objektin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Drenasit.

Myftiu Tërnava pa nga afër punimet dhe u informua nga përgjegjësit mbi ecurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve. Ai u nda i kënaqur me punimet, pasi që institucionet e Bashkësisë Islame dita-ditës po ndërtojnë dhe po përmirësojnë infrastrukturën e objekteve fetare për të përmirësuar jetën dhe lehtësuar kryerjen e obligimeve fetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…