Prishtinë, 11 tetor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava dhe delegacioni nga Truqia, i kryesuar nga Adnan Ertemi u pritën në vizitë nga kryetari i Pejës z. Gazmend Muhaxheri.

Kryetari Muhaxheri i falënderoi mysafirët për vizitën dhe shprehu se ndihet i nderuar për investimet që po bën Turqia në Kosovë. Ai përmendi gjithashtu edhe bashkëpunimin dhe koordinimin mjaft të mirë që ka me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Myftiu Tërnava theksoi se me angazhimin dhe ndërmjetësimin e BIRK-ut janë realizuar shumë projekte në restaurimin e objekteve historike dhe kulturore me miqtë turq, në veçanti me Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve nga Turqia.

Gallery Wordpress

Më pas, Myftiu Tërnava së bashku me delegacionin turk mbikëqyrën projektet të cilat janë duke u restauruar nga Drejtoria e Vakëfeve të Turqisë, gjithnjë në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës.

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava mori pjesë në iftarin e shtruar nga emiri i Katarit

Prishtinë, më 18 mars 2024 Me ftesë të emirit të Katarit, shejh Temim bin Hamad al Thani, …