Nis puna përgatitore për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Në Prishtinë, këto ditë kanë nisur punët përgatitore për fillimin e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në truallin e ndarë për të. Në këtë fazë punimesh do të hapen themelet, do të vihen pilotat sigurues, si dhe do të rregullohet çështja e rrymës, e ujësjellësit dhe e kanalizimit. Punimet po zhvillohen në përputhje me kushtet urbanistike të përcaktuara nga komuna.