Ballina Intervista Intervistë me Prof. DR. Murad Hofmanin

Intervistë me Prof. DR. Murad Hofmanin

[Intervistoi: Xhabir Hamiti]

HofmanProf. Dr. Murad Hofman është një diplomat gjerman me influencë, i cili në vitet tetëdhjetë është konvertuar nga feja katolike në fenë islame. Ka një karrierë mjaft të bujshme diplomatike. Për qeverinë e jashtme gjermane ka punuar si ambasador në Marok dhe Algjeri, si dhe si drejtor i informimit pranë selisë së NATOS në Bruksel. Është autor i disa librave mbi Islamin, që janë përkthyer edhe në gjuhët angleze dhe arabe. Është njohës shumë i mirë i Islamit dhe feve të tjera. Kërkesës sonë përmes internetit për të zhvilluar një intervistë të shkurtër me të, Prof. Dr. Hofman iu përgjigj me kënaqësi.

 

E.I.: A do të mund të na thoni shkurtimisht rreh biografisë suaj?

M.H.: Unë jam një gjerman, i lindur para 70 vjetësh, i martuar me një zonjë nga Turqia; autor i disa librave mbi Islamin, si “Ditari i një gjermani musliman”, “Rruga për në Meke”, “Islami si Alternativë”, “Islami në ngritje”, “Islami në mileniumin e tretë”, “Islami 2000”, shumica e tyre të përkthyera edhe në aglisht e arabisht. I konvertuar në Islam nga feja katolike në vitin 1980. E kam kryer detyrimin e haxhit në vitin 1992, kurse në umre[1] kam qenë mbi 6 herë. Kam studiuar drejtësinë në Gjermani (Munih) dhe në SHBA në (Union Colege Schenectady) në Nju Jork si dhe në Shkollën Juridike të Haruardit. Shkallën e magjistraturës (LL.M.) në Universitetin e Haruardit, kurse shkallën e doktoratës në Universitetin e Munihut në fushën e jurisprudencës.jour

Për 33 vjet me radhë kam punuar për Shërbimin e Jashtëm Gjerman, kurse karrierën time e kam përfunduar si drejtor i informimit i NATOS në Bruksel dhe si ambasador i shtetit gjerman në Algjeri nga viti 1987-1990 dhe në Marok nga viti 1990-1994. Që kur jam pensionuar, jetoj në Stamboll gjatë verës dhe në Aschafenburg (Bavari) gjatë dimrit.

E.I.: Ju jeni një person që i njeh dy fetë më të mëdha të botës; Islamin dhe Krishterimin, a mund të na sqaroni shkurtimisht çfarë bashkon dhe çfarë i dallon këto dy fe më me influencë në botë?

M.H.: Në termin e doktrinës, Islami ka më shumë gjëra të përbashkëta me hebrenjtë se sa me të krishterët, sepse muslimanët nuk i pranojnë dot nocionet krishtere si:

trashëgueshmëria e birit

inkarnacioni hyjnor i Isait a.s.

shpëtimi i Isait a.s.

Vdekja e Isait a.s. në kryq

Triniteti

Hierarkia kishtare

Monosticizmi

Sakramentet dhe hierarkia e misionit të priftit (si baptizmi) etj.

Kjo në fakt është shumë. Është për t`u theksuar se Islami në përgjithësi është më tepër racional dhe ka shumë më pak misterie si religjion në krahasim me Krishterimin. Si do që të jetë, megjithatë edhe elemente të përbashkëta të cilat i afrojnë këto dy fe, si besimi në një Zot, vëllazërimi, besimi në jetën pas vdekjes, normat morale po ashtu janë të ngjashme. Muslimanët dhe të krishterët janë aleatë të natyrshëm në një botë të dominuar nga ateizmi, agnosticizmi, materializmi, seksoizmi etj.

E.I.: Islami si fe është gjithnjë në rritje, dhe sot kemi shumë evropianë që janë konvertuar në Islam. Cili është sipas mendimit tuaj qëndrimi i qeverive evropiane rreth këtij fenomeni?

M.H.: Nuk është lehtë për shoqëritë evropiane të akceptojnë Islamin si rrjedhim i intolerancës së saj strukturale. Deri vonë Evropa ka qenë monoreligjioze. Po ashtu si rezultat i Kryqëzatave dhe okupimit osman në Evropën Qendrore, shumë prejudikime antiislame janë grumbulluar në ndërdijen kolektive evropiane.

Mirëpo tani shumica e evropianëve kanë filluar ta kuptojnë se Islami dhe muslimanët janë një e ardhme në Evropë dhe jo diçka që do të humbë dhe do të zhduket. Qeveritë evropiane, edhe pse pak me vështirësi, kanë filluar të pranojnë pluralizmin religjioz.

Problemi i tanishëm qëndron në faktin se si disa qeveri, sidomos pas 11 shtatorit nuk janë edhe më tutje të gatshme për integrimin e minoriteteve muslimane.

E.I.: Ju jeni qytetar i një shteti me influencë në Evropë, një shtet i cili i ka hapur dyert për të gjithë emigrantët, jo muslimanë dhe muslimanë. A i ka ndryshuar pikëpamjet e saj ndaj Islamit dhe muslimanëve Qeveria Gjermane pas sulmit të 11 shtatorit.

M. H. Pas 11 shtatorit jo vetëm Qeveria Gjermane, por edhe Qeveria Amerikane, Britaneze dhe Franceze kanë qenë mjaft të frikësuara për sulmet fizike kundër muslimanëve dhe institucioneve të tyre, prandaj u detyruan ta siguronin publikun se Islami është religjion i paqes, ndërsa terrorizmi nuk ka fe. Orgianizatat islame në Perëndim janë rritur në mënyrë enorme pas pranimit të tyre publik dhe pranimit të statutit të tyre.Për herë të parë Kancelari gjerman, Gerhard Shrëder e priti Dr. Nedim Iljasin, kryetar i Këshillit Qendror të Muslimanëve të Gjermanisë. Po ashtu pas 11 shtatorit të gjithë librat islamë u bënë librat më të kërkuar në tregun gjerman. Kërkesat për përkthimin e Kur`anit u rritën në masë të madhe. Tash një pjesë e landeve (krahinave) jugore të Gjermanisë, siç është Bavaria, me insistim kërkojnë futjen e lëndës së mësimeve islame në shkollat publike.

E.I.: A mendoni se sulmi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndryshuar marrëdhëniet në mes grupeve religjioze në botë?

M.H.: Sulmet mbi ndërtesën tregtare botërore në Nju-Jork dhe Pentagon, për sa i përket numrit të viktimave, nuk kanë qenë krimet më të këqija në histori. Mund të merret me mend vetëm rasti i shfarosjes së indianëve amerikanë, skllavërimi i të dobtëve në Amerikë, sulmet nukleare kundër Hiroshimës dhe Nagasakos, djegia e Dresdenit…, e të mos flasim për Aushvicin apo Serbrenicën. Mirëpo, fiziologjikisht ngjarjet e shtatorit kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, sepse amerikanët nga ky moment kuptuan dy gjëra me të cilat nuk janë ballafaquar më parë:islam

a. kuptuan se ata nuk janë të pacenuar;

b. kuptuan se shumë njerëz e urrejnë Amerikën fort.

Problemi gjithashtu është se amerikanët, ndryshe nga evropianët, refuzojnë analizimin e arsyeve që qëndrojnë prapa sulmeve të 11 shtatorit dhe në këtë mënyrë vazhdojnë të mbeten të pandërgjegjshëm për faktin se terrorizmi është rezultat i skamjes dhe varfërisë si dhe shkallëzimit të madh të padrejtësisë kundër muslimanëve në vendet siç janë; Palestina, Kashmiri, Çeçenia, Algjeria, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia. Për të kuptuar këtë hallkë, nuk do të thotë të falim terrorizmin. Ajo që ndodhi më 11 shtator, absolutisht nuk është e justifkueshme, kur të merret parasysh se libri i shenjtë i muslimanëve, Kur`ani, ndalon rreptësisht vrasjen, vetëvrasjen dhe ekstremizmin. Ende ka probleme të pazgjidhura, veçse jo me anë të luftës, por me metoda politike dhe ekonomike, në mënyrë të veçant zgjidhja e çështjes së Palestinës.

E.I.: Cili ishte mendimi juaj kur dëgjuat për sulmin në Nju-Jork?

M.H.: Kur dëgjova lajmin e parë për sulmin në Nju-Jork, supozova se kjo mund të ishte një revanshizëm i kamikazëve japonezë për 274.000 civilët japonezë të vrarë në Hiroshimë dhe Nagasaki, ndërsa, kur kuptova se kamikazët e Qendrës Tregtare të Nju-Jorkut ishin nga radhët e muslimanëve, atëherë iu luta Zotit me fjalët “O Allah, Të lutem ruaji muslimanët – besimtarët e Tu”! Qe kjo lutja ime, sepse parashikova se nga ky moment të gjithë muslimanët kudo do të jenë të dyshuar si terroristë potencialë.

(Ngjashëm si në ngjarjet në Irlandën Veriore dhe në Spanjë, për të cilat të gjithë të krishterët janë të dyshuar.)

E.I.: Si e shihni të ardhmen e muslimanëve në Evropë?

M.H.: Pas ngjarjeve të 11 shtatorit, numri i muslimanëve në Evropë është duke u rritur, gjithashtu edhe nëpërmjet konvertimit. Deri tani, gjenerata e parë dhe e dytë e emigrantëve muslimanë kanë nisur të fokusohen në vendlidjet e tyre (Turqi, Indi, Pakistan etj). Rrjedhimisht, ata kanë bërë shumë më pak sesa kishin mundësi ta shtrinin Islamin në vendet e tyre të adoptuara. Përveç kësaj, emigrantët muslimanë deri tani kanë qëndruar të ndarë, jo vetëm në radhët etnike (p.sh. turq, kurdë, algjerianë, marokenë, shqiptarë, arabë), por edhe ne radhët sektare (sunii, shia, sufi etj). Turqit në Gjermani janë të ndarë në anëtarë të lëvizjeve si: DITP,ATIB, VIKS, MILLI GORUS, NURXHI, por më e keqja është se secili prej këtyre grupeve, si njësi fetare, bëjnë nderime të mëdha për udhëheqësit e tyre të veçantë (p.sh. Seid Nursi, Sylejman Tuhaha, Xhelaludin Rumi) si ndërmjetësues të besimit islam. E njëjta situatë është edhe në Francë dhe në Britaninë e Madhe.islam

E ardhmja e Islamit në Evropë do të varet nga fakti nëse emigrantët muslimanë do të lidhen apo jo me vendet e tyre të adoptuara dhe t`i përqendrojnë përpjekjet e tyre të daves (thirrjes), në ato vende, dhe vetëm në këtë mënyrë ata gjithashtu do të bëhen të aftë psikologjikisht për t`u bashkuar përtej kufijve etnikë dhe gjuhësorë. Nëse gjenerata e tretë e emigrantëve nuk do të realizonte këtë, Islami në Evropë do të mbetej një fenomen “hamendës” dhe do të përfundonte tek geto. Ky nuk është një apel për diçka të quajtur “Euro-Islam”. Ka vetëm një Islam. Por Islami shfaqet në të njëjtën kohë si një religjion (bashkues), por edhe në përballje me civilizime të ndryshme (jobashkues). Në këtë mënyrë muslimanët në Amerikë duan të tregojnë sa më mirë jo vetëm tiparet e muslimanëve, por edhe vetë të amerikanëve (si p.sh. dinamizmin, optimizmin, aftësitë organizative dhe metodën e mbledhjes së fondeve). Në të njëjtën mënyrë, muslimanët në Evropë janë po aq të bashkuar për të plotësuar anët themelore të tyre me veçori kulturore (jothemelore) evropiane (si përpikërinë, përsosmërinë teknike, drejtësinë dhe rregullat ligjore) në këtë proces, falë ndihmave të muslimanëve amerikanë dhe evropianë, gjithë Bota Islame do të triumfojë. Kjo mund të pritet në veçanti nga dhënia e të drejtave kuranore gruas muslimane, nga realizimi i parimit të institucionit të “shuras” në jetën politike islame, dhe nga pranimi i mekanizmit vetëkontrollues prej demokracive perëndimore.

E.I.: Cila do të ishte porosia juaj ?

M.H.: Porosia ime është e thjeshtë: Pas 11 shtatorit është posaçërisht e rëndësishme për muslimanët kudo që janë, të jenë të durueshëm. Gjërat do të ndryshojnë patjetër për të mirë. Ata nuk duhet të veprojnë në mënyrë shfajësuese, por me vetësiguri. Ne nuk po kërkojmë diçka të pandershme, ne po ofrojmë diçka esenciale për mbijetesën e civilizimit perëndimor, transhcendentalizmin. Muslimanët nuk duhet ta pranojnë se Islami duhet “të modernizohet” në frymën e “iluminizmit” të shekullit XVIII. Islami është religjion racional par excellence. “Iluminizmi” ishte një formë proteste kundër abuzimeve të kishës reaksionare, një situate e cila kurrë nuk ka ekzistuar në historinë islame. Nuk mund të kërkohet prej nesh që t`i bëjmë gabimet e njëjta, të cilat çuan në rënien dhe margjinalizimin e kishave. Në kohën kur abortimet, martesat homoseksuale dhe prostitucioni janë legalizuar gati çdokund në Perëndim dhe njeriu është hyjnizuar, muslimanët janë krenarë që janë të fundit që u përmbahen ende në mënyrë integrale vlerave mbi të cilat më përpara bazoheshin civilizimet përendimore


Fusnota:

[1] “Umre” është vizita jashta kohës së haxhit e cila i bëhët vendeve të shenjëta nga muslimanët në Meke dhe Medinë.

Shfaq më shumë në Intervista

Shfleto

Tërnava: Nuk kemi gjak të njomë për të ujitur shkretëtirat e arabëve

Arton Konushevci10.03.2015 “Nuk besoj që shkaqet ekonomike kanë ndikuar qoftë edhe t…