Prishtinë, 14 nëntor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosajn, i cili shoqërohej nga kryetari i KBI-së, së Deçanit  z. Rasim Bytyqi  me staf. Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje dhe e falënderoi për vizitën kryetarin Ramosaj, e më pas e njohu atë me angazhimet dhe punët e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet BIRK-ut dhe Komunës së Deçanit të vazhdojë edhe më tutje për të mirën e qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Deçanit Deçanit, z. Bashkim Ramosaj e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe e uroi atë për mandatin e ri si Myfti i Kosovës, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme, duke theksuar se kanë një bashkëpunim shumë të mirë me KBI në Deçan dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë  edhe në të ardhmen.

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…