Ballina Lajme Kryesia e BIK-ut shpalli zgjedhjet për Kuvend të BI-së dhe për Myfti të Kosovës

Kryesia e BIK-ut shpalli zgjedhjet për Kuvend të BI-së dhe për Myfti të Kosovës

Prishtinë, 24.09.2018

Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës, në mbledhjen e djeshme, të kryesuar nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, bazuar në kompetencat e saj, mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe për kryetar të Kryesisë së BIK-ut -Myfti për periudhën e ardhshme pesëvjeçare (2018-2023).

Zgjedhjet për anëtarë të Kuvendit të BI-së dhe propozimet për myfti do të mbahen gjatë muajit tetor 2018. Zgjedhjet do të mbikëqyren nga Komisioni Kryesor i Zgjedhjeve që e emëroi Kryesia.

Në këtë mbledhje, Kryesia e BIK-ut, pas shqyrtimit të rezultateve të konkursit për dekan të FSI-së, emëroi edhe për një mandat prof. dr. Farush Rexhepin dekan të FSI-së.

Në këtë mbledhje, Kryesia e BIK-ut, pas shqyrtimit dhe analizimit, miratoi edhe Raportin për organizimin e Haxhit 2018 si dhe Raportin për aksionin e grumbullimit, therjes dhe shpërndarjes së mishit të kurbanëve.

Kryesia, po ashtu, konform kompetencave të saj, shqyrtoi dhe i vendosi për një sërë lëndësh të arritura në Kryesi ndërmjet dy mbledhjeve.

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava dhe Ministri Çavusoglu vizituan xhamitë “Sulltan Mehmet Fatih” dhe “Jashar Pasha” në Prishtinë

Prishtinë, 20 tetor 2018 Ministri i Punëve të Jashtme të Turqsisë, z. Mevlut Çavusoglu i s…