Ballina Lajme Myftiu Tërnava takoi imamët e Ferizajt

Myftiu Tërnava takoi imamët e Ferizajt

Prishtinë, 29 janar 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Ferizajt, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli Bujar ef. Hasani. Kryetari Hasani e njohu Myftiun Tërnava me organizimin dhe aktivitetet e KBI-së, së Ferizajt dhe punën që po bën ky Këshill dhe imamët.

Myftiu Tërnava gjatë kësaj vizite zhvilloi një takim me imamët e Këshillit të BI-së, të Ferizajt të cilët i përgëzoi dhe i falënderoi për punën dhe aktivitetin që janë duke bërë dhe po ashtu kërkoi bashkëpunim dhe unitet të ndërsjellë, duke i ofruar kështu xhematit Islamin ashtu siç është. Ne si popull jemi të veçuar që Allahu na ka bërë pjesë e kësaj feje.

Misioni ynë është ta përcjellim dhe ta kumtojmë Islamin dhe të mbjellim dashuri dhe respekt ndaj tij kudo që jemi dhe ta bëjmë atë të dashur tek të rinjtë dhe masa.
Ai gjithashtu porositi imamët e Ferizajt që edhe më të japin kontribut në të mirë të Islamit dhe të vendit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Botimet e Bashkësisë Islame të Kosovës iu dhuruan Bibliotekës së qytetit të Mitrovicës

Zyrtarë komunal nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport,me 20 nentor kanë pritur në një …