Prishtinë, 3 qershor 2017

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në  iftarin e presidentit të Aleancës  Kosova e Re (AKR) z.Behgjet Pacolli  të cilin e shtroi në shtëpinë e tij në  Hajvali.

Gallery Wordpress

“Pata nderin që të kisha mysafir për iftar, njerëz nga e gjithë Kosova. Shumica prej tyre ishin të panjohur më parë për mua por edhe ata nuk njiheshin mes vete dhe për herë të parë u njoftuan aty. Ky ishte edhe qëllimi im, që sadopak të arrij të krijoj ndërlidhje ndërmjet njèrëzve të zakonshëm nga të gjitha trevat e Kosovës”-tha Pacolli.

Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës myftiu Naim ef.Tërnava  falënderoi presidentin e AKR-së për iftarin  si dhe për mikërpritjen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…