Prishtinë, 27 prill 2012

 

Myftiu i Kosovës, Mr. Nim Tërnava sot prit një delegacion nga Banka Islame për Zhvillim i cili po viziton Kosovën. Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunim me Kosovën në fusha të ndryshme e në veçanti në financimin e projekteve nga Banka Islame në fushën e arsimit shëndetësisë dhe infrastrukturës.

 

Myftiu Tërnava falënderoi delegacionin për vizitën dhe i njoftoi ata mbi ecurinë dhe nevojat e Bashkësisë Islame të Kosovës me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe investimeve në vakëfe. Gjithashtu, Myftiu edhe njëherë falenderoi  për investimin në ndërtimin e   selisë  së Këshillit të Bashkësisë Islame të Obiliqit dhe kërkoi që të vazhdojnë edhe  në komunat tjera.{jathumbnail}
Delegacioni i Bankës falënderoi Myftiun për kohën edhe pritjen dhe shprehu gatishmërinë e plotë që edhe në të ardhmen të ndihmojnë në zhvillimin e infrastrukturës së Bashkësisë Islame në Kosovë dhe ftuan Myftiun Tërnava për vizitë në selinë e Bankës Islame për Zhvillim.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…