Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë-
Bashkësitë islame shqiptare takim pune në Prishtinë
Përfaqësues të tri bashkësive fetare islame në trevat shqiptare, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, me dt. 8 Maj 2012, kanë zhvilluar mbledhjen e radhës të përbashkët në selinë e Kryesisë së Bashkësinë Islame të Kosovës në Prishtinë, në lidhje me aktivitetet që do të organizojnë këto bashkësi me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë gjatë vitit 2012.

Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Maqedonisë, si dhe përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në takimin paraardhës zhvilluar në Tiranë kanë ngritur gjithashtu një Këshill Organizativ, i cili do të merret me organizimin e punëve, projekteve dhe aktiviteteve që komunitetet fetare do të zhvillojnë në këtë vit jubilar. Këshilli Organizativ përbëhet nga: Ali Zaimi, Kancelar i KMSH-së, Resul Rexhepi, Sekretar i përgjithshëm i BIK, Afrim Tahiri, Sekretar i përgjithshëm i  BIM, si dhe dy anëtarë të tjerë nga secila bashkësi. Ky këshill do të drejtohet nga z. Ali Zaimi, i cili u propozua nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe u miratua nga i gjithë Këshilli.
Në takim u diskut për përgatitje që janë bërë  deri më tani nga tri komunitet . Trupi punues diskutoj edhe për formatin e konferencës, temën bosht, moton, si dhe kohen dhe vendin e mbajtës së konferencës. Trupi punues vlerësoi se përgatitej për konferencën janë në dinamikën e paraparë. Trupi po ashtu miratoi dinamikën e punës deri në takimin e radhës që prit të mbahet në Shkup.
Në Prishtinë të tri  delegacionet janë pritur nga Myftiu i Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava, i cili ka vlerësuar punën e këtij komisioni, duke theksuar edhe mbështetjen e tij për çdo aktivitet të përbashkët të bashkësive islame shqiptare në rajon. Delegacionet kanë vizituar gjithashtu edhe Fakultetin e Shkencave Islame të Prishtinës, ku janë pritur nga dekani i këtij fakulteti Dr. Qazim Qazimi, i cili i ka njohur ata me fakultetin, duke i prezantuar punën dhe veprimtarinë akademike të zhvilluar në këtë qendër islame të dijeve. {gallery}konf100{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…