Prishtinë, 12 prill 2017
Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, prof. dr. Fahrush Rexhepi priti sot në takim sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Islamic Relief (IIRO) dr. Hasen bin Hamid Shahber. Pasi iu dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, dekani Rexhepi i njoftoi ata me historikun e Fakultetit të Studimeve Islame, mënyrën e funksionimit dhe plan-programin mësimor të këtij institucioni, i cili vepron në kuadër të BIRK-së. Nga ana e tij sekretari i përgjithshëm i Organizatës Islamic Relief (IIRO) dr. Hasen bin Hamid Shahber falënderoi dekanin Rexhepi për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë që të shikohen mundësitë, që në të ardhmen të ketë vizita reciproke dhe bashkëpunim të ngushtë në fushën akademike, si dhe në shkëmbimin e kuadrit akademik mes dy vendeve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…