Prishtinë, 20 qershor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava dhe konsulli i EBA-ve në Ambasadën e Podgoricës, Ibrahim Al Alevi, sot kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për shpërndarjen e 900 pakove
të hurmave. Ky memorandum vjen në vazhdën e aktiviteteve humanitare me rastin e muajit të bekuar Ramazan. Me këtë rast Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën që po e ofrojnë për popullin e Kosovës, dhe ky donacion është në kuadër të shumë projekteve dhe ndihmave që ka ofruar qeveria e EBA-së për vendin tonë.

Edhe konsulli i EBA-vë në Ambasadën e Podgoricës, Ibrahim Al Alevi u shpreh i kënaqur që vendi i tij po mundohet të ndihmojë popullin e Kosovës, dhe se me Bashkësinë Islame të Kosovës ka
një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe të sinqertë, dhe ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…