Ekrem ef. Simnica, drejtor për Diasporën në Bashkësisë Islame të Kosovës, i shoqëruar nga Imami i Qendrës Kulturore Islame në Frankfurt z. Ahmed ef. Kajoshaj, kryetari i Unionit të Qendrave Shqiptare në Gjermani z. Mensur Halili, drejtori i Sektorit për Diasporën në kuadër të BFI –së së RMV-së. Z. Selver Xhemaili si dhe Evzi Memeti, më 23.09.2019, realizoi vizitën e tij zyrtare në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt-Gjermani, ku u prit nga z. Fidan Ibrahimi – udhëheqës i Konsullatës, i cili, pas urimit të mirëseardhjes, bisedën e shtroi rreth koordinimit mes qendrave shqiptare me Konsullatën ,si dhe koordinimin e punëve me qendrat shqiptare dhe kontrollimin e mbarëvajtjes së tyre. Drejtori Simnica uroi dhe falënderoi z. Ibrahimin për pritjen shumë të ngrohtë, duke ia përcjellë përshëndetjet e Bashkësisë Islame të Kosovës, të Myftiut Tërnava dhe e përgëzoi për punën dhe koordinimin që bën me qendrat shqiptare islame në Gjermani si dhe për bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës, i dëshiroi shëndet, suksese e mbarësi në punën e tij të palodhshme në Konsullatë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…